Mbi 65 të lënduar në Izrael nga sulmet e reja të Iranit

Mbi 65 të lënduar në Izrael nga sulmet e reja të Iranit

Shërbimet emergjente në Izrael kanë thënë se të paktën 65 persona janë lënduar nga vala e re e sulmeve iraniane të enjten.

Tre persona ndodhen në gjendje kritike, përfshirë një burrë 80-vjeçar dhe dy gra rreth 70-vjeçare, tha shërbimi emergjent “Magen David Adom” në një njoftim të enjten, raporton televizioni CNN.

Dy persona janë në “gjendje mesatare” dhe 42 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta nga copëzat e predhave dhe trauma e shpërthimeve, tha ky shërbim.

18 njerëz të tjerë u lënduan gjatë vrapimit drejt strehimoreve, thuhet më tej, pa e saktësuar gjendjen e tyre.

Ekipet e shërbimit emergjent janë duke ofruar kujdes mjekësor në disa vende dhe duke i dërguar të prekurit në spitale, thuhet në njoftim.

Related Articles