Mbi 70 mijë euro për derivate, 10 deputetët që shpenzuan më së shumti gjatë vitit 2019

Mbi  70 mijë euro për derivate, 10 deputetët që shpenzuan më së shumti gjatë vitit 2019

Kuvendi i Kosovës këtë të martë ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimeve të deputetëve, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Sipas këtij raportin për vitin 2019 ai që i prin kësaj liste është deputeti, Veton Berisha, nga Partia  Liberale Egjiptiane (PLE), i cili për derivate ka shpenzuar  2 mijë e 910 euro.

Berisha pasohet nga deputetja Teuta Haxhiu, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila vjen nga rrafshi i Dukagjinit ka shpenzuar hiq më pak se 2 mijë e 820 euro.

Në vendin e tretë pason Albert Kinolli, nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) i cili  për derivate ka shpenzuar 2 mijë e 610 euro.

Vendi i katërt vazhdon me shifra gati se të njëjta, ku deputeti Fikrim Damka, nga Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) i cili për derivate ka shpenzuar 2 mijë e 430 euro.

Duda Balje në vitin 2019 për derivate ka shpenzuar 2 mijë e 400 euro kështu duke u radhitur si e pesta në listën e shpenzimeve të derivateve.

Pas Duda Balje pason deputeti Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili ka shpenzuar 2 mijë e 280 euro.

Rasim Selmanaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i cili vjen nga rrafshi i Dukagjinit për derivate ka shpenzuar 2 mijë e 190 euro.

Deputetja Luljeta Veselaj – Gutaj është e fundit në listën e atyre të cilët kaluan shifrën mbi 2 mijë euro e cila shpenzimet e saj për karburante i ka rrumbullaksuar me 2 mijë e 130 euro.

Të fundit në listën e shpenzimeve për derivate janë deputetja Time Kadriaj dhe deputeti Shkumbin Demaliaj të cilët kanë shpenzuar nga 1 mijë e 950 euro për vitin 2019.

Nga të gjithë deputetët e Kosovës për vitin 2019 shpenzimet për derivate kapin shifrën 76,800.00

Kuvendi ka sqaruar se deputeti kompensohet për shpenzime të udhëtimit, si: 30km-110 euro, deri në 60km-20 euro dhe mbi 60 km-30 euro. /Gazeta Enigma/

Related Articles