Në spitalet e përgjithshme të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 734 pacientë me COVID-19.
“Sipas raportit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, 611 raste janë të konfirmuara me COVID-19, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 590 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së .
Duke u bazuar në këtë raport, në QKUK janë të shtrirë 303 pacientë, ku 244 raste janë të konfirmuara me COVID-19, 15 persona janë në gjendje të rënduar dhe 261 me oksigjeno-terapi.
Ndërkaq në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 431 pacientë, ku 367 raste janë të konfirmuara pozitivë, 21 raste janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 329 raste me oksigjeno-terapi.
SHSKUK, po ashtu, ka njoftuar se të mërkurën në QKUK janë kryer pesë operacione kardiokirurgjike te fëmijët me defekte në zemër.
“Janë kryer 5 operacionet e para tek fëmijët me defekte në zemër, në Klinikën e Kardiokirurgjisë, po ashtu janë kryer 10 stentime, zgjerim i enëve të gjakut tek fëmijët, në kuadër të Kardiologjisë Invazive”, thuhet në njoftim.