Të paktën 735 persona janë arrestuar në protestat e zhvilluara në të gjithë Rusinë, kundër luftës për pushtimin e Ukrainës, e cila ka nisur mëngjesin e së enjtes, ka bërë të ditur një mbikëqyrës i pavarur.
Protestuesit u arrestuan në 40 qytete, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës.
Më shumë se 330 persona janë arrestuar në Moskë, thuhet në deklaratë.
Një imazh i marrë nga një fotograf në vendngjarje tregon oficerët që ndalojnë një burrë duke mbajtur një pankartë ku shkruhej: “Jo luftës me Ukrainën! Putin të japë dorëheqjen”./GazetaEnigma/