Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e tyre të përditshëm ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë administruar 3 mijë e 37 doza të vaksinës anti-COVID, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Tutje nga kjo ministri kanë bërë të ditur se 84 mijë e 819 persona janë vaksinuar me dozën e tretë dhe atë përforcuese të COVID-19.
Deri tani në total janë administruar 1 milion e 786 mijë e 709.
Ndërsa, 806 mijë e 884 persona janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga MSH./Gazeta Enigma/