Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 89 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara që nga fillimi i epidemisë në vend në 308.605.
Në të njëjtën periudhë nuk është regjistruar asnjë vdekje nga COVID-19. Numri i të vdekurve në vend është 9.261.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 55 pacientë të shëruar nga koronavirusi ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 298.306.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1.038.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë realizuar 1.649 testime për COVID-19 ndërsa deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.996.485 testime./Gazeta Enigma/