Mbi 84 mijë kosovarë kaluan vikendin në Shqipëri dhe Mal të Zi

Mbi 84 mijë kosovarë kaluan vikendin në Shqipëri dhe Mal të Zi

Këtë vikend kosovarët kanë shfrytëzuar mundësinë për të dalë jashtë vendit, më saktësisht në Shqipëri e Mal të Zi.

Sipas të dhënave të Policisë Kosovës, rezulton se që nga e premtja e deri ditën e djeshme, jashtë Kosovës nëpër pikat kufitare kanë dal hiç më pak se 84 mijë e 558 qytetarë.

Në po këto statistika rezulton që gjatë të dielës jashtë vendit kanë dalë 7mijë e 268 vetura, ndërsa të shtunën numri i tyre kishte arritur deri në 11 mijë e 431 sosh.

E  premtja njashtu ishte e ngarkuar me numrin e madh të veturave që lanë Kosovën për të vazhduar rrugëtimin në vendet e rajonit. Më saktësisht të premten në pikat kufitare të Kosovës kanë dal 8 mijë e 826 vetura.

Në anën tjetër shumë qytetarë kanë vendosur të dalin jashtë vendit në vikend, duke udhëtuar me autobus, e që sipas statistikave të Policisë së Kosovës të siguruara nga IndeksOnline, për 3 ditë jashtë Kosovës kanë dal 397 sosh.

Related Articles