Mbi dy mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi dy mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Përmes raportit 24 orësh të Institutit Kombëtar Shëndetit Publik bëhet e ditur se numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste dhe 2.243 raste të vdekjes, raporton Gazeta Enigma.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.201.

Ndryshe, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19.

Deri tani të vaksinuar në Kosovë janë 64, 776 persona, ndërsa vetëm brenda 24 orëve janë vaksinuar 1,120.

Related Articles