E dhunuar seksualisht, e rrahur për tre netë, pa ngrënë e pa pirë, gjeti forcën të ngritet e të niset për të kërkuar djemtë e saj.
Rrugët e njërit prej qyteteve të Kosovës ishin mbushur plot kufoma, njëra mbi tjetrën. E mbi to, ajo ngrit zërin para kamionit që po i mblidhte kufomat.
“Mua me kanë lëshu milicia, ushtria, me kanë lëshu, kur me kanë lëshu, këta që i kanë marr me i hjek kufomat, këta që i kanë marrë me i hjek, unë ju kam dal përpara kamionit. ma kanë ba ku po shkon, thash unë po du me shku të fëmija, thash me më qu deri në ****** se e kam ditë unë se s’kan pas ku mi qu tjetër kund, edhe kam hyp, kufomat kanë qenë përfundi, unë kam qenë përmbi ta.”
Ata e morrën dhe e dërguan aty ku deshi e ndjenja e nënës, nuk e gënjeu
“Mbi kufoma kam qenë, krejt i kam të dhënat. kemi shku, i kam gjetë fëmijët të tezja e burrit, në ****, *****. Kur me kanë pa fëmijët janë tranu, se mua kur me kanë marrë milicia, fëmijët i kam pas përdore dhe nuk dojshin me mu largu fëmija, djalin e madh e kam pas * vjeç, tash ky i dyti qante, ky ja ngrehte dorën këtij tjetrit, ky i vogli më kapte për fustani, i hoqën diqysh, i hoqen, atëherë i gjeta në *******, i pash në *******”, tha ajo.
Pamje e jashtme nuk i kishte mundësuar ta fshehë para familjarëve të atë ç’ka i ndodhi, as tek familja e burrit dhe as tek e vetja.
Ajo ka treguar se gjeti ngushëllim nga i ati, i cili kishte ardhur për ta marrë në siguri bashkë me fëmijët.
“Çka u ba tha babë me ty, thash nuk di babë, i thash krejt i lëshuan mua me ndalën, qysh, thash me ndalën, çka kanë dashtë kanë ba me mua, baba e ka kuptu, hajt qika jem, tha, se kjo është luftë, s’e ke ba, tha, për qejf, s’e ke ba, kjo është luftë, as hiq, ec me kry përpjetë, kjo është luftë, lufta pa pas diçka s’e ka”, ka treguar ajo.
Më vonë, ajo mësoi se nuk kishte shpresë për të gjetur bashkëshortin
“Po na kemi dëgju aty, na e kemi dëgju aty, se pak si u larguam ata para syve tanë e rrahën, e na kur u larguam ma andej ka kërsit…unë i mora fëmijët edhe ika e lash, çka kanë ba me të nuk e di, mandej s’di çka kanë ba me të, veç kur na ka ardhë lajmi që e kemi gjetë kufomën. Atëherë vinin OSBE-ja, vinin..”.
Pas luftës, ajo kishte vazhduar të jetonte me prindërit e burrit për të cilët thonë se ishin mbështetës dhe mirëkuptues për atë çka i kishte ndodhur.