Mbi një milion doza të vaksinës antiCOVID janë dhënë deri më tani

Mbi një milion doza të vaksinës antiCOVID janë dhënë deri më tani

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 704 mijë e 633 doza të vaksinës, derisa vetëm për 24 orë janë dhënë tre mijë e 541 vaksina.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.

Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,811.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,994 persona. /Gazeta Enigma/.

Related Articles