Mbi një milion vdekje nga COVID në SHBA

Mbi një milion vdekje nga COVID në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se një milion vdekje me koronavirus, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar që flamujt të ulen në gjysmë-shtizë.

Kjo është shifra më e lartë e viktimave me koronavirus që ka regjistruar ndonjë shtet deri më tani, ndonëse Organizata Botërore e Shëndetësisë beson se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 80 milionë raste të infektimit me koronavirus. SHBA ka një popullsi prej 330 milionë banorësh.

Rasti i parë është konfirmuar më 20 janar të vitit 2020, pasi një burrë ka udhëtuar nga Vuhani i Kinës për në Sietëll.

Në pikun e pandemisë, autoritetet amerikane kanë regjistruar deri në 4,000 vdekje në ditë.

Ekspertët e shëndetit publik kanë dhënë një mori arsyesh për numrin e lartë të viktimave, duke përfshirë shkallën e lartë të obezitetit dhe hipertensionit, sistemet e mbingarkuara nëpër spitale, hezitimin për t’u imunizuar dhe një përqindje të konsiderueshme të popullsisë së moshuar./rel

Related Articles