Mbingarkohet Klinika Emergjente, apel për qytetarët të respektojnë sistemin e referimit

Mbingarkohet Klinika Emergjente, apel për qytetarët të respektojnë sistemin e referimit

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kërkon nga qytetarët që të respektohet sistemi i referimit për shkak të ngarkesave shkruan Gazeta Enigma.

Bazuar në raportin 2-javor të kësaj klinike, ka pasur 3790 raste që kanë marrë trajtim spitalor, në shërbime të ndryshme, reanimim, degët, internistike, kirurgjike, ortopedike, përfshirë edhe aksidentet në trafik, rastet e plagosjeve dhe të tjera.

Poashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 66 operacione të ndryshme kirurgjike. Klinika Emergjente apelon tek të gjithë qyetarët e Republikës së Kosovës të respektojnë sistemin e referimit, fillimisht të lajmërohen tek mjeku familjar, e pastaj tek spitali i përgjithshëm më i afërt, kurse në QKUK të drejtohen vetëm në raste emergjente.

Postimi i tyre i plotë.

QKUK: Mbingarkohet Klinika Emergjente Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mbetet klinika më…Posted by Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës on Saturday, May 15, 2021

Related Articles