Sot Kuvendi i Gjilanit, ka mbajtur një mbledhje urgjente.
Në rend dite kanë qenë dy pika, bartja e buxhetit dhe miratimi i buxhetit për vitin 2025.
Lidhur me këtë mbledhje ka reaguar Nazim Gagica nga AAK.
Ai është shprehur se propozimi i tij për tejkalimin e ngërçit buxhetor ka marrë mbështetje unanime në Kuvendin e Gjilanit.
“Jam i lumtur që sot në seancën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, propozimi im për tejkalimin e ngërqit buxhetor tani e sa kohë për bartjen e mjeteve buxhetore, gjeti përkrahjen në plotëni të ekzekutivit dhe legjislativit nga të gjitha subjektet politike.
Jemi shumë të vendosur të punojmë për interesin e Gjilanit dhe qytetarëve tanë”, është shprehur ai. /Gazeta Enigma
Mbledhja urgjente e Kuvendit të Gjilanit, reagon Gagica
