Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka dalë në punë edhe këtë të shtunë, pas tragjedisë së mbrëmshme në njërën nga kafiteritë.
Ai ka zhvilluar takim me Drejtorin e Emergjencave, Lulzim Fushtica dhe Basrin Shabanin, Drejtor i Policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Diskutuam për çështjen e sigurisë në kryeqytet dhe hapat të cilët duhet të ndërmarrim bashkërisht për krijimin e policisë së kryeqytetit e cila është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë”, ka shkruar Rama, transmeton KlanKosova.tv.
“Siguria në kryeqytetin tonë është prioritet i yni”.