Mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, Hamza: Kosova mundet ma mirë, bashkë jemi më të fortë

Mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, Hamza: Kosova mundet ma mirë, bashkë jemi më të fortë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë, ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që e shohin PDK si alternativë pë një Kosovë më të mirë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Hamza ka falënderuar të gjithë anëtarët për mobilizimin dhe organizimin në nivelin qendror dhe lokal për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme, më 9 shkurt.

”Nga sot, janë saktësisht dy muaj kohë”.

”Janë muajt më të rëndësishëm për ne si familje politike, për Kosovën si shtet, prandaj lëvizni çdo gur, siç i keni lëvizur për çdo fitore në të kaluarën. Punoni në qendrat tuaja dhe afroni njerëzit. Ashtu siç kemi vendosur të garojmë me sloganin Kosova mundet ma mirë, duhet ta dini që edhe PDK-ja mundet ma mirë!”

”Të gjithë ne këtu mundemi ma mirë! Bashkë jemi më të fortë!” tha Hamza. /Gazeta Enigma/

Related Articles