Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot do të mbajnë mbledhjen e radhës, raporton Gazeta “Enigma”.
Zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar mbledhja e sotme mbahet nga ora 13:00 në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pikat e rendit të ditës për sot janë ditës për sot janë: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ nr. 24, 25, 26, 27, 28 dhe 29/2025.
“Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për periudhën 1 prill deri më 31 dhjetor të vitit 2025 dhe ndarjen e mjeteve financiare për punën e deputetëve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultatit të certifikuar të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, 14.02.2021”, thuhet në njoftim.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ nr. 24, 25, 26, 27, 28 dhe 29/2025
3. Aktivitetet e Zyrës
3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për periudhën 1 prill deri më 31 dhjetor të vitit 2025 dhe ndarjen e mjeteve financiare për punën e deputetëve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultatit të certifikuar të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, 14.02.2021.
3.2. Rekomandim për realizimin e vizitës studimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë, për stafin e Njësisë së Kontrollit Financiar të Subjekteve Politike në Zyrë
4. Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ
4.1. Rekomandim për kutitë e votimit (298) të cilat janë objekt hetimi nga institucionet e drejtësisë
5.Këshillat e KQZ
5.1.Këshilli për Buxhet dhe Financa
5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar tremujor për periudhën janar- mars 2025;
5.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të derivateve për periudhën janar – mars 2025.
5.2. Këshilli për Personel
5.2.1. Plani i rekrutimit i personelit të përhershëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025
2/2 – 5.3. Këshilli për Çështje Ligjore
5.3.1. Shqyrtimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtares të kuvendit komunal në Zubin Potok
6. Të ndryshme. /Gazeta Enigma/