Mblidhet Kryesia e Kuvendit me përbërjen e re

Mblidhet Kryesia e Kuvendit me përbërjen e re

Po mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me përbërjen e saj të re.

Mbledhja drejtohet nga kryeparlamentarja e zgjedhur mbrëmë, Albulena Haxhiu. Pjesë e takimit janë edhe nënkryetarët e zgjedhur të parlamentit: Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës , Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Emilja Rexhepi nga grupi multietnik si dhe Slavko Simiq nga Lista Serbe.

Në rend dite të kësaj mbledhjeje është formimi i komisioneve parlamentare.

“Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare”, u tha në njoftim të Kuvendit rreth kësaj mbledhjeje.

Related Articles