Tre liderët e partive opozitare, Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, janë takuar sot, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.
“Po. Konfirmoj se z. Haradinaj ka takuar z. Abdixhiku dhe z. Krasniqi. Takim i rregullt i përfaqësuesve të spektrit politik të vendit”, ka deklaruar Blaka.
Ndërsa, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Avdullahu, për Gazetën “Enimga” i ka bërë të ditur arsyet e takimit.
“Kryetari Krasniqi ka diskutuar me Abdixhikun dhe Haradinaj për fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dhe për nevojën që të ketë diskutim për çështjet aktuale, përfshirë çështjen e pandemisë, duke u nisur edhe nga qëndrimi që ai ka shprehur edhe në letrën dërguar kryeministrit Kurti”, tha Abdullahu.