Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta, ka bërë paraqitjen e parë publike, pasi ishte bërë e ditur se ajo nuk po ndihet mirë me shëndet. Ajo mbajti një mbledhje virtuale në Kështjellën Windsor për t’i diskutuar angazhimet e saj zyrtare.
Elizabeta ditë më parë ishte shtrirë në spital pasi raportohej se i ishte përkeqësuar shëndeti.
Ajo ka anuluar një udhëtim në Irlandën e Veriut derisa kishte kryer disa testime paraprake në spital rreth gjendjes shëndetësore. Në paraqitjen e së martës ajo u shfaq e buzëqeshur para ekranit të kompjuterit. /Gazeta Enigma.