Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth u shpreh se dëshiron që Camilla, Dukesha e Cornëall-it, të njihet si “Queen Consort” kur Princi Charles të marrë fronin.
Në një mesazh për shënimin e 70-vjetorit të mbretërimit të saj, ajo tha se ishte dëshira e saj e sinqertë që Camilla të kishte këtë titull, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ajo mori titullin e Mbretëreshës që kur ishte 25 vjeçare, pas vdekjes së babait të saj, George VI, më 6 shkurt të vitit 1952.
“Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj. Unë mbetem përjetësisht mirënjohëse dhe i përulur për besnikërinë dhe dashurinë që vazhdoni të më jepni”u shpreh ajo.