Është larguar grupi i parë i shtetasve britanikë nga Nigeria me një fluturim francez me destinacion Parisin, tha të mërkurën zyra e jashtme e Britanisë.
“Një grup shtetasish britanikë u larguan nga Nigeria me një fluturim francez këtë mbrëmje”.
“Ne kemi një ekip në Paris gati për t’i mbështetur ata,” tha një zëdhënës i zyrës së jashtme në një deklaratë të dërguar me email. Ata nuk thanë se sa britanikë ishin në fluturim.
“Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar dhe një ekip thelbësor mbeten në Niger për të mbështetur numrin shumë të vogël të shtetasve britanikë që janë ende atje. Ne u jemi mirënjohës francezëve për ndihmën e tyre në këtë evakuim”, thuhet në deklaratë, shkruan Reuters.