Real Madridi ka arritur të regjistrojë një fitore të rëndësishme ndaj Rayo Vallecanos në shtëpi, në duelin e xhiros së 13-të në La Liga, shkruan Gazeta Enigma.
Reali ka udhëhequr që nga minuta 14’ me golin e Toni Kros, për avantazhin fillestar.
“Mbretërit” kanë dyfishuar epërsinë me golin e Benzemas së disponuar edhe këtë herë, për të krijuar epërsi solide në pjesën e parë, që ishte e mjaftueshme për fitoren e radhës dhe inkasimin e 3 pikëve të reja.
Mysafirët arritën të shënojnë në minutën 77′ përmes Radamal Falcaos, por kjo ishte e tëra që arritën pasi Reali e administroi mirë pjesën e mbetur, për ta përmbyllur takimin me fitore minimale 2:1, por shumë të vlefshme drejt titullit të kampionit për edicionin 2021/2022. /Gazeta Enigma/