Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij takojnë Papën në Vatikan

Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij takojnë Papën në Vatikan

Së fundmi është publikuar një fotografi e Mbretit dhe Mbretëreshës gjatë takimit të tyre privat me Papën në Vatikan.

Buckingham Palace tha se Charles dhe Camilla ishin “të lumtur” që Papa ishte mirë dhe pati mundësi t’i priste ata.

Një postim në llogarinë e Royal Family në “X”, u theksua se ata u emocionuan “nga komentet e Papës për përvjetorin e tyre të 20-të të martesës”.

Vizita shtetërore e Mbretit dhe Mbretëreshës në Itali duhej të përfshinte një ndalesë zyrtare në Vatikan, por kjo u shtye pas qëndrimit të fundit pesë-javor të Papës në spital, ku ai luftoi me një sulm kërcënues të pneumonisë së dyfishtë.

Takimi 20-minutësh thuhet se u zhvillua pasi Mbreti dhe Mbretëresha u kthyen nga parlamenti, ku Charles mbajti një fjalim historik, pjesërisht në italisht. /Gazeta Enigma

Related Articles