Mbreti Charles reagon pas arrestimit të vëllait të tij

Mbreti Charles reagon pas arrestimit të vëllait të tij

Vëllai i Mbretit Charles, ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor është arrestuar për keqpërdorim të detyrës publike.

Kjo erdhi pas publikimit të miliona faqeve me dokumente të mbledhura gjatë një hetimi amerikan ndaj Epsteinit – i dënuari për abuzim seksual dhe i akuzuar për shkelje financiare.

Pas arrestimit të të vëllait, mbreti Charles ka dalë me një deklaratë. Aty bëhet thirrje për proces të plotë dhe të drejtë në mënyrë që çështja të hetohet deri në fund. Mbreti Charles zotohet për bashkëpunim të plotë në këtë çështje.

“Ajo që vijon tani është procesi i plotë, i drejtë dhe i duhur me anë të të cilit kjo çështje hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet përkatëse. Në këtë drejtim, siç e kam thënë edhe më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të përzemërt. Më lejoni të them qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e vet”, thuhet në letër.

Related Articles