Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes këtij mesazhi ai ka shprehur urimet e tij më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës.
Në mesazhin e tij, Mbreti Carl Gustaf R, ka uruar Osmanin për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.