Mbrojtësi Egzon Sinani do t’i mungojë FC Prishtinës për rreth një muaj

Mbrojtësi Egzon Sinani do t’i mungojë FC Prishtinës për rreth një muaj

Mbrojtësi i FC Prishtina do t’i mungojë skuadrës për rreth një muaj, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në Facebook në profilin e FC Prishtina.

“Egzon Sinani do t’i mungojë skuadrës për rreth një muaj. Mbrojtësi ynë do të operojë miniskusin nga doktori, ortopedi i mirënjohur, Qerim Kida”, thuhet në njoftimin e tyre. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles