Mbrojtja e Krasniqit: ZPS-ja mbështetet në spekulime, opsioni i vetëm është vendimi për pafajësi

Mbrojtja e Krasniqit: ZPS-ja mbështetet në spekulime, opsioni i vetëm është vendimi për pafajësi

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, ka thënë se Krasniqi duhet të shpallet i pafajshëm, derisa ka theksuar se “është vetëm një opsion që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave të ngritura” kundër tij.

Ajo në deklaratën përmbyllëse për rastin ka shtuar se ZPS-ja mbështetet në spekulime dhe pretendime të pambështetura në akuzat që ka ngritur, derisa potencoi se asnjë dëshmitar nuk ka thënë se është keqtrajtuar nga Krasniqi.

“Kjo prokurori mbështetet kryesisht në spekulime dhe pretendime të pambështetura”, ka thënë ajo.

Më tej mbrojtja e Krasniqit e ka akuzuar ZPS-në se ka zgjedhur dokumente dhe dëshmi të dëshmitarëve sipas interesave të saj.

Venkatesëari ka thënë tutje se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë lidhjen e pretenduar të Krasniqit me krimet.

“Prokuroria ka dështuar të vërtetojë lidhjen mes Krasniqit dhe krimeve të pretenduara dhe në veçanti që komunikatat, rregulloret e hartuara nga Jakup Krasniqi kanë ndikuar, inkurajuar ose kanë pasur ndonjë lidhje me krimet e ngritura në aktakuzë”.

Related Articles