Mbyllen Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Mbyllen Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Me ceremoni modeste por simbolike për momentin të cilin po kalon bota me pandeminë, janë mbyllur zyrtarisht Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Në ceremony zyrtare përmbyllëse kanë marrë pjesë delegacione nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, ndonëse ceremonia përmbyllëse ka qenë më modeste nga herat tjera, për shkak të përballjes me pandeminë.

Në ceremoninë përmbyllëse “Tokio 2020”, ekspedita pjesëmarrëse e Kosovës ka qenë e përfaqësuar me mundësin Egzon Shala dhe një pjesë tjetër pjesëmarrësish me përfaqësues nga stafi i KOK-ut.

Related Articles