Mbyllen shkollat në Komunën e Kamenicës

Mbyllen shkollat në Komunën e Kamenicës

Gjatë ditës është raportuar për mbylljen e sërishme të disa shkollave, të cilat janë përmendë në vazhdimësi si shkolla të cilat kanë qenë të mbyllura që nga fillimi i vitit. Ditë më parë Ministrja e Arsimit Arbërije Nagavci, ka shpallur një dekret përmes të cilit është parapa mbajtja e procesit të përshpejtuar të mësimit, me qëllim të kompensimit të orëve të humbura.

E mbajtjen e mësimit dhe kompensimin e mësimit të humbur nga fillimi e ka propagu edhe kreu i Kamenicës Qëndron Kastrati, por jo sipas rekomandimeve të Ministrisë së Arsimit, por sipas kritereve të paracaktuara nga ana a Komunës, që nga fillimi, e të cilat nuk janë përfilluar asnjëherë nga ana e Këshillit të Prindëve të shkollave, të cilat komuna I ka cilësuar “si problematike”.

Sot, pas mbylljes, komuna e Kamenicës ka lëshuar një sqarim me të cilin përshkruhet ri-fillimi i mësimit, e që nuk ndryshon asgjë nga vendimi paraprak i DKA-së në Kamenicë. Në njoftim thuhet se “Inspektorati komunal mbyllë përkohësisht disa objekte shkollore për shkak të kushteve sanitare, mësimi i përshpejtuar do mbahet në shkollat e përcaktuara nga komuna.”

Prinderit kane kerkuar sqarime ne Karaqeve e gjetiu per mbylljen e shkollave nga Inspekcioni, por nuk kane marre petrgjigje. E Zotrim Kastrati nga AAK ështē deklaruar përmes telefonit per media lokale (“Telekomuna”) se nuk ka “dhënë urdhër dhe nuk ka qenë në dijeni” në lidhje me aksionin e sotëm të “mbylljes së shkollave” nga ana e Inspektoriatit!

Postimi i Plotë ne faqen e Komunes se Kamenices

Sqarim

Komuna e Kamenicës, konkretisht Inspektorati komunal, kanë bërë vlerësimin e kushteve në disa objekte, ndërkaq që në vlerësim e sipër janë edhe disa prej tyre. Nga vlerësimi që ka bërë inspektorati, sipas tyre, objektet në fjalë nuk i plotësojnë kushtet dhe rregullat sanitare për mbajtjen e mësimit dhe nuk mund të shfrytëzohen momentalisht.

Ndërkaq, në përputhje të plotë me Ligjin për Vetqeverisje Lokale i cili i jep të drejtë ekskluzive komunave për të organizuar arsimin fillor dhe të mesëm të ultë, në bazë të vendimit për riorganizim, dhe në bazë të konstatimit të inspektoratit komunal për mungesë kushtesh në objektet e përmendura nga Ministria, shkollat ku do të mbahet mesimi përshpejtues janë:

· Për nxënësit e fshatit Busavatë – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën “Fan S. Noli” në Kamenicë;

· Për nxënësit e fshatit Karaçevë e Poshtme – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën “Avni Rrustemi” në Karaçevë të Epërme

· Për nxënësit e fshatit Petrit – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën “Rexhep Mala” në fshatin Topanicë;

· Për nxënësit e fshatit Shipashnicë e Poshtme – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën “Sadri Misini” në Shipashnicë të Epërme, dhe

· Për nxënësit e fshatit Kopernicë – Procesi i orëve plotësuese do të organizohet në Shkollën “Skendërbeu” në Hogosht.

Related Articles