Aeroporti në Kabul do të mbyllet për 48 orë e ardhshme.
E gjithë kjo në mënyrë që të evakuohen ata që janë tashmë në të, raporton telegraph, duke iu referuar Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në të njëjtën kohë, mijëra njerëz që duan të largohen nga vendi, u mblodhën gjatë rrugës për në aeroport.
Talebanët njoftuan se kanë ndërmend të përmirësojnë situatën në orët e ardhshme dhe të lehtësojnë procedurën për ngritjen e aeroplanit.
Ndryshe, deri më tani janë evakuuar të paktën 17 mijë persona nga Afganistani pasi këtë vend e morën nën kontroll Talebanët.