Është mbyllur një furrë në Prishtinë, ku dyshohet se 20 qytetarë u helmuan nga produktet e të po njëjtës furrë.
Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit.
“Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre. Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave”, thuhet në raportin e policisë.