Mbyllet përkohësisht rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë

Mbyllet përkohësisht rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se, për shkak të asfaltimit, do të mbyllet përkohësisht rruga “Agim Ramadani”.

Rruga do të mbyllet nesër, më 3 maj, dhe nëse është e nevojshme, mbyllja do të vazhdojë edhe të dielën, më 4 maj.

“Mbyllje e përkohshme e rrugës “Agim Ramadani” Ju informojmë se ditën e shtunë, më 3 maj 2025, rruga “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim gjatë gjithë ditës, për shkak të realizimit të shtresës përfundimtare të asfaltit. Punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të asfaltimit, dhe nëse është e nevojshme, mbyllja do të vazhdojë edhe të dielën, më 4 maj 2025. I lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh këtë bllokim të përkohshëm. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërhyrje të nevojshme, e cila ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytetin tonë.”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Related Articles