Mbyllet pjesa e parë – Drita drejt eliminimit nga Kopenhaga

Mbyllet pjesa e parë – Drita drejt eliminimit nga Kopenhaga

Kanë përfunduar 45 minutat e parë mes Dritës dhe Copenhagenit në stadiumin “Fdil Vokrri”, me këta të fundit që shkuan në epërsi 1-0 në pushimin mes pjesëve.

Klubi gjilanas dhe ai danez po e zhvillojnë përballjen e dytë në kuadër të fazës parakualifikuese për në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve, ndërsa dueli i parë kishte përfunduar në të mirë të mysafirëve, 2-0.

Ndeshjen më mirë e nisi kampioni i Kosovës, duke rrezikuar qysh në minutën e katërt me anë të Besnik Krasniqit që harkoi në zonë, por që mbrojtja daneze e largoi topin.

Në minutën e 14-të, Copnhagen kishte menduar se kishte shënuar gol nëpërmjet Andreas Cronelius, por që ai ishte në pozicion jashtë loje.

Drita mbeti në një situatë katastrofale, pasi Liridon Balaj u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Copenhagen vazhdoi më pas me dominimin, duke mos lejuar më Dritën të kishte lirinë në fushë shkaku i epërsisë numerike.

Drita nuk ia doli të mbahej në këta 45 minutat e parë, duke pësuar gol fare në fund.

Cornelius shënoi në minutën e 43-të për rezultatin 1-0, ndërsa epërsia e përgjithshme skuadrës daneze tani ka shkuar në 3-0.

Këtu nuk ka më shpresë për Dritën, pasi që janë me një lojtar më pak në fushë dhe epërsia është e thellë për rikthim.

Related Articles