Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të xhiros së 27 në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita dhe Drenica janë duke luajtur baras, pa gola, derisa mysafirët kanë mbetur me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 35′.
Në ndeshjen tjetër, atë ndërmjet Dukagjinit dhe Ferizajt, janë realizuar dy gola dhe skuadrat kanë shkuar në pushim me barazim 1-1.
Ferizaj kaloi në epërsi në minutën e shtatë me golin e Bardhit, por tre minuta më vonë vendasit barazuan shifrat.