Villarreal ka kaluar në epërsi ndaj Manchester United në finalen e Ligës së Evropës dhe kështu është përmbyllur pjesa e parë.
Kjo finale është duke u zhvilluar në Gdansk të Polonisë në praninë e shikuesve.
Spajollët që janë mbretër të kësaj gare treguan edhe një herë pse janë në finale.
Në rastin e parë serioz Villarreal gjeti golin.
Zhvillohej minuta e 29-të, kur Daniel Parejo harkon në zonë te Gerard Moreno, me këtë të fundit që shënoi për 1-0.