Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e parë mes Inter Turkut dhe Dritës në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “Veritas” në qytetin finlandez Turku.
Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu kishin iniciativën në minutat e para të ndeshjes duke tentuar portën vendase.
Finlandezët në minutat në vazhdim morën kontrollin e lojës, anise rastet e mira të shënimit munguan.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Kosovë.