Mbyllet rruga Shtërpcë-Prevallë, shkak protesta

Mbyllet rruga Shtërpcë-Prevallë, shkak protesta

Policia ka njoftuar se rruga rajonale Shtërpcë-Prevallë, do të mbyllet të dielën nga ora 11:30 për shkak të protestës së paralajmëruar që do të mbahet nga ora 12:00 në Shtërpcë.

Në njoftimin e lëshuar nga zyra për komunikim e Policisë së Ferizajt, rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc deri në Brezovicë.

Qarkullimi do të jetë i pamundur në këtë rrugë të paktën derisa të përfundojë protesta.

“Rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00. Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë. Sapo të përfundon protesta do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles