Ka përfunduar Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore në Pallatin e Kongreseve i cili këtë vit është mbajtur në Tiranë, raporton Gazeta “Enigma”.
Pas mbylljes së punimeve, liderët e pranishëm në Samit kanë realizuar foton familjare.
Të pranishëm në foton familjare ishin liderët e Evropës Juglindore dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Pjesë e kësaj fotografie ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. /GAZETA ENIGMA/