“McDonaldit” s’i lejohet të hapë pikë brenda lokalitetit arkeologjik në Romë

“McDonaldit” s’i lejohet të hapë pikë brenda lokalitetit arkeologjik në Romë

Kompania e njohur “McDonald” ka pika shitjeje në çdo cep të botës, nga San Bernardino në Kaliforni, ku u themelua, e deri në Astana të Kazakistanit. Por, nuk do të ketë një pikë shitjeje në Banjat e Caracallas, një vend i lashtë në Romë, ku zinxhiri i ushqimit të shpejtë po përpiqej të hapte një pikë.

Këshilli i Shtetit i Italisë ka anuluar zyrtarisht planin e “McDonaldit”, i cili do të përfshinte një restorant prej 8 mijë e 600 metrash katrorë që pritej të kushtonte 1.3 milionë euro. Në vitin 2019, Këshilli ia ndaloi punën kësaj kompanie, e cila bëri ankesë në fillim të 2021-tës.

Kompania kundërshtoi deklaratën e shtetit italian se shteti mund të kontrollonte tokën në të cilën janë vendosur Banjat e Caracallas. Por, në vendimin e tij të 28 dhjetorit Këshilli i Shtetit ka thënë se ka fuqinë që të vendosë se çfarë mund të vendosë aty pasi banjat janë një vend që bëjnë pjesë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që do të thotë se kërkohet autorizim i veçantë për të ndërtuar atje. Këshilli i Shtetit vazhdoi duke thënë se kishte refuzuar ankesën për shkak të “përparësisë së nevojave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”.

“Si gjithmonë, dhe në këtë rast, ‘McDonald’ përmbushi të gjitha ligjet dhe rregulloret kombëtare, rajonale dhe lokale”, ka thënë një përfaqësues i ‘McDonald’ në një deklaratë. “’McDonald’ ka 54 restorante në Romë dhe 2 mijë e 500 punonjës, si dëshmi e marrëdhënies afatgjate dhe pozitive mes kompanisë sonë dhe qytetit. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë të investojmë në këtë fushë”, transmeton Koha. net.

Banjat e Caracallas janë më shumë se 1 mijë e 800 vjet të vjetra dhe janë emërtuar sipas një perandori që sundoi midis viteve 198 dhe 217 të erës sonë. Të vendosura në zemër të Romës, banjat tani lokalitete të njohura për turistët, kanë me mijëra vizitorë çdo ditë. Vendi u shtua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1980.

Related Articles