Me 1 milion e 300 mijë euro, ATK-ja dënoi parkingjet që shkelën ligjin më 2023

Me 1 milion e 300 mijë euro, ATK-ja dënoi parkingjet që shkelën ligjin më 2023

Agjencia Tatimore e Kosovës nga janari e deri më 13 mars të këtij viti, për shkak se nuk ju përgjigj thirrjeve të ATK-së, një parking në regjionin e Prishtinës është dënuar me 125 euro.

Ndërsa për të njëjtën periudhë kohore, në krejt Kosovën gjatë inspektimeve, u lëshuan 155 gjoba, të cilat kapën vlerën prej 48 mijë e 625 euro.

E hiç më mirë nuk ka qenë gjendja as në vitin 2023.

Gjatë atij viti, si rezultat i vizitave që ka zhvilluar ATK-ja nëpër parkingje, në të gjithë vendin janë lëshuar mbi 5 mijë gjoba, me vlerë prej 1 milion e 300 mijë eurove.

E vetëm në Prishtinë, u lëshuan 8 sosh në vlerë  prej 7 mijë e 875 eurove.

Sipas ATK-së, në disa raste janë vendosur edhe shirita të ndalimit të punës në parkingje.

Related Articles