Komuna e Prishtinës më 08 dhjetor do të bëjë tërheqjen e shortit për numrin e shtëpizës që do të posedojnë bizneset në sheshin e Prishtinës.
Për posedimin e një shtëpize kanë aplikuar 26 biznese të cilat ftohen të mërkurën në ora 14:00, ta bëjnë tërheqjen e shortit.
Në kuadër të kësaj ky aktivitet i bizneseve e njohur si “Prite n’Shesh”, do të hapet më 10 dhjetor duke filluar nga ora 20:00 dhe do të jetë aktiv deri më 31 dhjetor 2021.
“Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju ftojë në aktivitetin e njohur të komunës të quajturin Prite n’Shesh! Ky aktivitet hapet me 10 Dhjetor 2021 duke filluar nga ora 20:00 dhe do të vazhdojë deri më 31 Dhjetor 2021. Gjithashtu, 26 bizneset fituese ftohen nesër me datën 8 Dhjetor prej orës 14:00 në Komunën e Prishtinës për t’a tërhequr shortin për numrin e shtëpizës që do të posedojnë përgjatë këtij aktiviteti. Falënderojmë të gjitha bizneset që aplikuan!”, thuhet në njoftimin e bërë nga komuna e Prishtinës në faqen zyrtare të saj, në Facebook. / Gazeta Enigma.