Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme kka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta Enigma.
Pas shortit, kreu i KQZ-së Kreshnik Radoniqi njoftoi se me 11 janar subjektet politike mund të nisin fushatën.
“Më 9 janar pritet të filloj procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, ndërkaq me 11 janar subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha Radoniqi. / Gazeta Enigma.