Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit

Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hag kanë njoftuar se më 27 shkurt do të mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin e dytë ndaj Thaçit, e në të cilin përfshihen edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Seanca do të fillojë në orën 09:30 dhe të përfundojë në orën 16:00.

Aktakuza fillestare kundër pesë të akuzuarve u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u ndryshua më 16 prill 2025. Kjo është aktakuza në fuqi në këtë çështje gjyqësore.

Sipas aktakuzës, midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme në objektin e paraburgimit, Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial për dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, duke i udhëzuar ata “që të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u dha hollësi se si të vepronin”. / Gazeta Enigma.

Related Articles