Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka arritur të sigurojë 150,294 vota, duke kryesuar renditjen e kandidatëve të partisë.
Rezultati vie pas përpunimit të 90.41% të vendvotimeve nga votat e numëruara për kandidatët e partive politike.
Derisa kryetari aktual i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë gjithsej 85,293 vota, duke u pozicionuar në vendin e dytë. Ai ndiqet nga Uran Ismaili, i cili ka siguruar 37,017 vota.
Në vendin e katërt dhe të pestë janë, përkatësisht, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, me 34,805 vota dhe Sala Jashari, e cila ka marrë 32,052 vota, duke mbyllur kështu top pesëshen më të votuar të partisë.
Tutje me 27, 004 vota të grumbulluara renditet Përparim Gruda, pasuar nga Jakup Nura me 26,635 vota.
Ganimete Musliu ka kaur 26,293 vota teksa me 23,735 vota vijon Mërgim Lushtaku duke kompletuar dhjetëshen e PDK-së me Elmi Reçica i cili ka grumbulluar 23,163 vota.