Liderët e Samitit G7, gjatë takimit të sotëm që është zhvilluar në Gjermani janë tallur me një foto të presidentit rus, Vladimir Putin, të realizuar më 2009 teksa ai shihej duke kalëruar i zhveshur pa maicë.
Për këtë foto të shpërndarë në rrjete sociale tash e mbi 13 vjet, krerët e Samitit G7 u tallën me të, ku nismëtari ishte kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i cili me ironi pyeti nëse ata duhet t’i hiqnin xhaketat në mënyrë që të tregojnë se “janë më të fortë se Putin”.
Ndërsa, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, iu përgjigj atij me të njëjtën shkallë të shakasë duke thënë se “duhet të presin për foton”.
“Do të dalim me gjoks zhveshur, hipur mbi kalë”, është shprehur Trudeau drejtuar kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Presidenti rus i cili e ka edhe rripin e zi në sportin luftarak të karatesë jo rrallë, përpara fillimit të luftës në Ukrainë, pozonte i zhveshur pa maicë qoftë duke kalëruar, peshkuar apo i zhytur në ujë me akull dhe temperatura ekstreme.
Putin, gjithashtu njihet edhe si adhurues i kafëshve, ku gjatë një takimi me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, ai në zyrën ku po mbahej takimi kishte lënë të lirë një qen të racës Labrador, ndërsa në anën tjetër, kancelarja gjermane njihet si preson që i ka frikë shumë qentë.
Kujtojmë se prej fillimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti, qarkullojnë zëra nëpër medie se Putin ka një sëmundje të rëndë dhe po lufton me jetën.