Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet kur është pyetur se kur do ta thërrasin seancën për formimin e Qeverisë dhe nëse kanë bërë numrat.
“Më duhet të shkoj”, tha shkurt ai.
Mandatarit Glauk Konjufca i ka mbetur edhe një ditë afat që t’ia propozojë Kuvendit përbërjen e re qeveritare, konkretisht deri më 19 nëntor, për të parë nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar ekzekutivin e ri.
Nominimi i Konjufcës për kryeministër nga Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrimin e partive parlamentare.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, e kanë bërë publik qëndrimin se nuk do ta mbështesin një qeveri të udhëhequr nga Konjufca dhe kanë kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.
