Më “easy” se zakonisht: Pritjet kufitare deri në 20 minuta

Më “easy” se zakonisht: Pritjet kufitare deri në 20 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova në disa pika të kalimit kufitar janë duke shkuar deri në 20 minuta.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Muçibabë, ku për dalje nga Kosova pritjet janë 10 deri në 20 minuta.

Pritje prej 10 deri në 20 minutash janë edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Ndërkohë, në Merdarë pritjet për dalje janë 10 deri në 15 minuta, ndërsa në Kullë dhe Stançiq deri në 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe në shumicën prej tyre lëvizja realizohet brenda pak minutash.

Të dhënat janë përditësuar në orën 16:27.

Related Articles