Avokati Arianit Koci sot në një deklaratë për media ka komentuar sjelljen e Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kur ai po protestonte para Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Për reagimin e Sveçlës ndaj tij Koci tha se është befasuar nga sjellja e tij dhe tha se i erdhi keq për të.
“E patë sjelljen e Xhelal Sveçlës, e njoh që nga paralufta unë atë. Nuk ndodh asgjë, unë u befasova dhe më erdhi keq për të. Unë i thash “s’po ju vjen marre, kjo nuk ka arsyetim, pas 30 here nuk ia pranoi asnjë deputeti arsyetimi”, tha Koci në “DPT te Fidani”.
“Ka ardhur situata që më nuk kemi çka flasim se kush është fajtor, por çka duhet të veprojnë ne në raport me këta. Ne po e dimë që fajn më të madhe ka Vetëvendosja që i ka 42.2 për qind, por unë personalisht e kam krijuar përshtypjen që edhe opozitës nuk po i shkon për shtati me shku përsëri në zgjedhje, se ka parti që ndoshta s’mund ta kalojnë më pragun, pa parti që nuk munden me u rritë”, u shpreh tutje ai.