Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj e cila mori pjesë në seancën për votimin e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës, ka folur edhe një herë për votën e saj.
Ajo është pyetur edhe si do të veprojë nëse do të përjashtohet nga AAK-ja.
“Nuk e kam menduar këtë. Unë nëse arrijnë që d.m.th. individ të caktuar të jenë aq të ndikueshëm që të bëhet një përjashtim për mua, unë e kam potencuar se zgjidhje e kam të kalojë si deputete e pavarur”, tha ajo.
Reshitaj ka treguar se ditën e votimit të Presidentes i ka shkuar një sms nga Daut Haradinaj, i cili i ka kërkuar që të tërhiqet nga seanca.
“Unë mendoj që jam një shembull që e kam marrë një vendim të tillë vetëm në arsyet profesionale e humane dhe nuk e kam bërë në asnjë moment për arsye të tjera. Thjeshtë e kam bërë një gjë të tillë sepse kam konsideruar se duhet të jemi bashkë. Dhe pastaj do të qëndrojmë në pozitë e opozitë. Unë e kam thënë disa herë që në forume partiake e kam diskutuar këtë çështje dhe jam munduar ta bind edhe grupin parlamentar dhe nuk e kam gjetur përkrahjen. Si nënkryetar e partisë kam pasur të drejtë të jap mendimet e mia. Në ditën e dytë në mes të dy seancave më ka kontaktuar me sms z.Daut Haradinaj dhe unë nuk e kam ditur se ai nuk është informuar dhe ka kërkuar që unë të tërhiqem. Unë e kisha marrë vendimin dhe nuk mund të tërhiqesha”.
Reshitaj ka thënë se vendimi i saj për të marrë në senacë ka qenë i drejtë. Ajo gjithashtu është shprehur se AAK-ja duhet të reformohet pasi rrethanat politike në Kosovë kanë ndryshuar, ngase kemi votues të ri që kanë një qasje tjetër.