Theo Hernandez është tërhequr nga skuadra e Milanit për ndeshjen kundër Napolit, si pasojë e etheve dhe temperaturës.
Francezi ka qenë lojtar kyç në ekipin e Stefano Piolit deri më tani këtë edicion, mirëpo është detyruar të mungojë në sfidën ndaj Partenopei.
Siç njofton Daniele Longo, ekzaminimet mjekësore kanë treguar përkeqësim të gjendjes shëndetësore të 24-vjeçarit, i cili ka pasur temperaturë të lartë.
#TheoHernandez dopo una nuova valutazione, a causa di un peggioramento dello stato febbrile, è stato tolto dalla lista dei convocati.— Daniele Longo (@86_longo) December 19, 2021
Mbrojtësi i majtë ka pasur simptoma të ngjashme me gripin qe disa ditë duke shpresuar në përmirësimin e tyre para ndeshjes.
Mirëpo, meqenëse nuk ka pasur përmirësim, shëndeti i Theos nuk do të rrezikohet sonte (e diel) në San Siro.